Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Nuk garantoi njohje, Shala “kritik” ndaj O’Brien: Nuk bëhet diplomacia sikur në pazar të kerreve

Gazeta10
22 October 2024 - 21:29

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili ka thënë se asociacioni duhet krijuar dhe se janë rreth 400 raste të asociacionit në tërë Evropën.

Shala u shpreh kritik ndaj kësaj deklarate, ndërsa theksoi se me Serbinë raportet janë ndryshe për shkak se të dyja palët nuk e njohin njëra-tjetren.

Sipas tij, Kosova nuk e ka problemin me serbët, por me Serbinë e cila ka organizuar sulme terroriste.

“Zotri ambasador nuk e tha që të gjitha këto raste nuk kanë konflikte ndërshtetërore, nuk janë raste që nuk e njohin njëra-tjetren, nuk janë raste që organizojnë Banjskën me Radojçiqa. Kjo dallon shumë”, tha Shala.

Shala gjithashtu u shpreh se O’Brien nuk garantoi se me asociacionin do të ketë njohje, teksa shtoi se “nuk bëhet diplomacia sikur në pazar të kerreve”.

“Ata po mendojnë që ne në Kosovë s’po kuptojmë kurgjo, qaq na marrin joseriozë”, tha Shala.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.