
Besnik Tahiri – Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, sot ka vizituar Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa.
Ai ka thënë se ShBA-të janë adresa e vetme e Kosovës në rrugëtimin e saj në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, dhe integrimin në institucionet siç është NATO.
“Pata nderin që në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa, në një fjalë rasti të përshëndes dhe t’iu uroj mirëseardhje mysafirëve nga ky shtet, i cili përgjatë viteve ka pasur një angazhim të madh në Kosovë. SHBA-ja për Kosovën është adresa e vetme e qëndrueshme e rrugëtimit të saj, si në procesin e ndërtimit të institucioneve, avancimit politik dhe të sigurisë, e mbi të gjitha, atë të integrimit në institucionet siç është NATO”, ka shkruar Tahiri ndër të tjera në Facebook./Gazeta10