
Në studion e emisonit “Politiko” të Kanal10, në ndër të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, nxënësit e ASK-së patën rast të demostronin debatin televiziv.
Të ndarë në dy grupe, njëri republikan e tjetri demokrat, teksa prezantuan emrat e tyre, ata ndan opinionet e tyre mbi çështje të caktuara, raporton Gazeta10.
Në rolin e moderatores, Marsa Berisha nisi debatin duke i shtyer panelistët të tregojnë se pse duhet votuar partinë e tyre.
Përfaqësuesi i republikanëve,Diell Zeka përmes demostrimit dha disa arsye.
“Ne fokusohemi kryesisht në popullin amerikan, do të mundohemi ta përmisojmë ekonominë, ta zhvillojmë atë si dhe ta mbrojmë Amerikën nga konfliktet e jashtme”, tha ai.
Edhe demokratët, po ashtu përmes nxënëses, Enea Gollopeni ndan arsyet e tyre.
“Edhe ne fokusohemi që të ketë sa më shumë barazi mes njerëzve dhe që populli t’i mbaj raportet e mira me krejt shtetet e jashtme”,shtoi mes tjerash ajo.