Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, në linjë direkte gazetarja Arbana Xharra jep detaje rreth procesit aktual

Gazeta10
06 November 2024 - 3:01

Gazetarja, Arbana Xharra përmes linjës direkte nga Amerika, ka treguar se si qëndron aktualisht procesi zgjedhor atje.

Teksa kanë mbetur edhe pak orë deri në rezultatin final mes dy kandidatëve, Donald Trump dhe Kamila Harris, Xharra dha më shumë informacione mbi gjendjen aktuale.

“Është shumë interesant sepse nuk ka pasur fushata të tilla apo zgjedhje presidenciale kaq afër. E gjithë vëmendja ka qenë tek shtatë shtetet që janë “Sëing States” për të parë se çfarë po ndodh. Këtu e sheh edhe pak më mirë si voton votuesi amerikan. Exit poll ka dal me disa numra shumë interesant”, tha Xharra.

Tutje, Xharra në linjë të drejtpërdrejtë tregoi edhe rezultatet e deritashme të Exit Pollit.

56% të votuesëve për Kamila Harris votojnë për Demokraci, 21% është arsye aborti, 13% është ekonomia, politika e jashtme vetëm 3% kurse imigracioni ileag 2%.

Ndërkohë tëk votuesit republikan, 12% votojnë për Demokraci, 6% për abort, për ekonomi 51%, për politikat e jashtme 4% kurse për imigracion 20%.

Kjo është dallimi mes republikanëve dhe demokratëve.

“Nga 82 milionë votues, shumica prej tyre është me shkollim në nivel pak më të ulët, kështu që e gjithë komponentat janë edukimi, gjinia, megjithatë ende nuk dihet”, shtoi mes tjerash ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.