
Ish-futbollisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Liridon Leci, tashmë ka marrë një pozitë të re në klubin e Flamurtarit, raporton Gazeta10.
Leci është emëruar trajner i juniorëve te klubi nga kryeqyteti.
Leci poashtu është edhe ndihmës trajner i ekipit të parë të Flamurtarit, ku ishte zgjedhur ndihmës i Megzon Visokës në shkurt të këtij viti.
37-vjeçari ka falenderuar klubin që i ka besuar në detyrën e trajnerit te junioret dhe u shpreh se ai do të bëjë më të mirën e mundshme.
“Klubi ka vendosur që krahas punës në ekipin e parë si ndihmes, të marr edhe drejtimin e Junjorëve, një mundësi e mirë për të avancuar klubin dhe talentët e rinj. Falënderoj klubin për besimin dhe shpresoj të e bëjmë më të miren”, është shprehur Leci.
Liridon Leci ka një karrierë të pasur në futbollin kosovar, por gjithashtu ai ka luajtur edhe në ligat elitare të Shqipërisë dhe Suedisë. /Gazeta10/