
Kombëtarja argjentinase pritet që shumë shpejt t’i ofrojë trajnerit Lionel Scaloni, kontratë të re afatgjate.
Mediumet argjentinase raportojnë se Scaloni do të mbetet trajner i Argjentinës deri pas Kampionatit Botëror që do të mbahet në vitin 2026.
Scaloni ishte emëruar si shef i shtabit teknik të Argjentinës në vitin 2018, pas shkarkimit të Jorge Sampaolit që ishte larguar nga ajo pozitë pas kampanjës së dobët në Botërorin “Rusia 2018”.
Scaloni ka pasur një periudhë mjaft të mirë me Argjentinën deri më tani, ku arriti të fitoj edhe Copa America, trofe ky që i mungonte Argjentinës që nga viti 1993.
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Xhamajkës, Argjentina tanimë janë 35 ndeshje të pamposhtur dhe ju duhen vetëm edhe tri ndeshje për ta thyer rekordin e Italisë me 38 ndeshje të pamposhura në nivel të kombëtareve.
Kampionët latino-amerikan janë një ndër kandidatët kryesorë për të fituar botërorin “Katari 2022”.
Në Kampionatin Botëror, Argjentina gjendet në grupin C së bashku me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Saudite.