Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hamza për ish-krerët e UÇK-së: I mungojnë tërë Kosovës, pres lirimin e tyre!

Gazeta10
11 November 2024 - 21:36

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë.

Para një tubimi në diasporë, Hamza ka thënë se ndihet i lumtur që ka pasur fatin e jetës të punojë me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sa herë flas për ta flas edhe me emocion. Jam i lumtur që kam pasë fatin e jetës të punoj me ta dhe bashkë përkrah tyre”, ka thënë Hamza ndërsa është brohoritur nga mërgata në Gjermani.

Tutje, Hamza ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së i mungojnë jo vetëm familjes, por edhe tërë Kosovës.

“Unë pres që ata të lirohen dhe t’i kthehen familjeve, të na kthehen neve dhe t’i kthehen Kosovës”, ka thënë Hamza. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.