Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj njofton për takimin me kryetarët e degëve të NISMA’s: Kosovës i duhet kahje e re

Gazeta10
12 November 2024 - 19:27

Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se kryetarët e degëve të kësaj partie kanë mbajtur mbledhjen e radhës ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Limaj përmes një shkrim inë Facebook thotë se Kosovës i duhet kahje e re në politikat e brendshme si dhe orientimit diplomatik, dhe për këtë duhet reflektimi popullor në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

“Programi i jonë së bashku me partnerët, garanton vepra të mëdha për zhvillimin ekonomik në planin e brendshëm, derisa integrimi në NATO dhe instancat tjera ndërkombëtare do të jetë fokus primar. Angazhimi i degëve të Nisma Socialdemokrate do të jetë i vazhdueshëm në arritjen e këtyre objektivave, derisa ne do të vazhdojmë takimet e përditshme me qytetarë anë e kënd vendit”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.