Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi ironizon me listën zgjedhore të AAK-së: Me këto kombinime e kalojnë pragun diqysh

Gazeta10
12 November 2024 - 21:51

Analisti politik, Blerim Gashi, ka ironizuar me listën e kandidatëve të AAK-së për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2024.

“M’u duk gazmore se kesh tu e pa duke më dalë këto kombinimet Ardian Gjini i ndihmon Balisë, Balia i ndihmon Ardianit e harrojnë Smajl Latifin, knena ia kallin votat Fatmir Limës”, ka ironizuar Gashi.

Sipas Gashit, kandidat i sigurt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është vetëm Ramush Haradinaj.

“Me këtë kombinim, mendoj se e kalojnë pragun me zor diqysh”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.