Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci: Do të ndërtojmë 5 çerdhe të reja

Gazeta10
28 September 2022 - 17:00

Ministrja e arsimit Arbërie Nagvaci ka njoftuar përmes faqes së saj të Facebook për ndërtimin e disa çerdheve në komuna të ndryshme të Kosovës.

Ajo ka njoftuar për nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.

“Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme. Si Ministri e Arsimit jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.