
Dy persona mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Artan Nimanit nga Forumi Intelelektual E30, me rastet e fundit, siguria në vend ka filluar të rrezikohet.
“Së pari, është lajm tronditës i shprehim ngushëllime familjes pa e ditur ngjarjen si është. Është akt i rëndë dhe jo i vetëm, shqetësuese për vendin tonë sepse ka filluar të rrezikohet siguria publike. Dje e pardje i kishim dy raste të rënda në Ferizaj e Prishtinë. Jam i bindur që organet e rendit do ta kryejnë punën e vet”, tha ai/ /Gazeta10