
Analisti politik, Blerim Canaj në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, ka komentuar mospërfshirjen e Richard Grenell si këshilltar në administratën e Trumpit.
Canaj nuk ka përjashtuar mundësinë që Grenell të ketë një post të rëndësishëm në të ardhmen e afërt në Ballkanin Perëndimor.
“Nuk besoj që Grenell do të tërhiqet tërësisht nga lista e ndonjë pozicioni”, ka thënë Canaj.
Sipas tij, e rëndësishme tash e tutje do të jetë qasje e Kosovës me SHBA-në, ngaqë siç tha ai, Kosova e ka humbur shansin briliant me presidentin Biden.
“Do të ketë shumë rëndësi se çfarë qasje e kemi ne në raport me SHBA-në. Shikuar nga ky këndvështrim, shansin më briliante Kosova e ka pasur sa ka qenë Biden”, ka thënë Canaj.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse rikthimi i Grenell do ta gjente qeverisjen Kurti në mandatin e ardhshëm, Canaj ka thënë se Kosova duhet të frikësohet, ngaqë sipas tij, sherrin po ia sheh vetëm populli kësaj politike dhe jo Kurti. /Gazeta10/