Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pret gjeneralin Clark: Vendosmëria dhe lidershipi i kontribuuan lirisë së Kosovës

Gazeta10
14 November 2024 - 14:18

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Europë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka thënë Osmani, siç njofton Presidenca.

Në takim me Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje “punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”.

“Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.