Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shpërthen Ejupi: Edhe 70% me i marrë nuk po dini me reformu shtetin!

Gazeta10
14 November 2024 - 22:04

Pranvera Ejupi-Hajzeraj në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Qeverisë Kurti, teksa ka thënë se “edhe po t’i fitoni 70 për qind, nuk po dini me e reformu shtetin”.

Ajo tutje ka pyetur Bajqinovcin se pse nuk kanë bërë reforma në drejtësi, për të cilat kishin premtuar, teksa ka përmendur edhe përplasjet që i kanë pasur me Prokurorinë.

“VV-ja edhe me i marrë 70 për qind a 80 për qind nuk po dini me e reformu shtetin, po më vjen keq me e thënë. Nuk mundeni, ju keni ardhë në krye të shtetit për shkak të reformave, ju keni thënë kena me bë reforma në drejtësi, ratë në konflikt me Prokurori po thonë prokuroria e keqe. Nuk po them që kryeministri i ka fajet decidivisht, i kanë fajet njerëzit që bashkëpunojnë me të i ka marr afër vetes njerëzit që nuk kanë pasur pozicione tjera janë shku për herë të parë janë bë ministra dhe nuk po dinë me udhëheq. Ju edhe me i marrë tash 70 për qind, ju votat i keni pasur pse nuk i keni përpiluar ligjet pse nuk u bënë reformat për të cilat keni ardhur, nuk u bënë se njerëzit që i kanë përpiluar ato ligje i kanë përpiluar në mënyrë antikushtetuese”, ka thënë Ejupi. /Gazeta 10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.