Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rexha habit me deklaratë: Prokuroria Speciale janë opozita jonë

Gazeta10
14 November 2024 - 22:13

Analisti politik, Ardian Çollaku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se “këta të fundit i kanë kapur të gjitha bordet njësoj sikur qeverisjet e kaluara”.

“Bordet i keni kapur njëjtë si ata. Bile në disa raste jeni edhe më brutal”, ka thënë Çollaku drejtuar Bajqinovcit dhe Rexhës së VV-së.

Çollaku ka pyetur deputetët e VV-së për përgjimet e Dejona Mihalit dhe Mimoza Kusari-Lilës.

“Po so përgjim ajo. Po ka hy në Prokurorinë Speciale, qaj që është arrestu ia kanë marrë telefonin dhe ia kanë dhanë mediave në Prokurorinë Speciale. Nuk o përgjim”, ka thënë Rexha.

“Ti ja ke don me thanë që ata e kanë shkelë privatësisë e dikujt”, ka thënë Çollaku.

“Unë po them që ata janë opozita jonë”, ka thënë Rexha, duke iu referuar Prokurorisë Speciale.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.