Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Me policë me pi kafe a? – Bajqinovci e Matoshi përplasen për veriun

Gazeta10
14 November 2024 - 22:21

Një debat i fort është zhvilluar në studion e emisionit “Politiko” në Kanal 10, mes deputetit të LVV-së Mefail Bajqinovci e gazetarit Halil Matoshi, teksa po diskutohej për situatën në veri të vendit. 

Bajqinovci e quajti si projektin më të madh të kësaj qeverie menaxhimin me veriun.

“Nuk ka kthim mbrapa Halil Matoshi, partitë opozitare me ardhë ato në pushtet. Projekti më i madhë është Halil kur del e shkon e pinë kafe në veri”, ka thënë Bajqinovci.

E kjo deklaratë e ka nervozuar Matoshin, i cili ia ktheu, “Me 13 mijë policë a, ti po shkon me policë në veti”.

“Nuk është e vërtet, kurrë me policë nuk dal”, iu përgjigj Bajqinovci.

“Me civil dhe uniform në shkoftë një ministër dhe deputet pa 17 policë qaty në veri me kusht lidhemi”, ka thënë tutje Matoshi.

“A shkojnë bashkë pyeti” e pyeti Bajqinovci.

” Edhe kolegu yt i Podujevës qetu ka gënjyer ka thënë që sa kesh në veri, kur ja kanë qitë videon me 4 vetura të policisë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta 10/ 

Për më shumë ndiqeni debatin: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.