Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Doracaku për edukim seksual, Bajqinovci këmbëngul: Është hartuar nga Arsim Bajrami

Gazeta10
14 November 2024 - 22:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se doracaku për edukim seksual, i cili ka bërë bujë kohëve të fundit dhe është kritikuar përmbajtja e tij, është hartuar nga Arsim Bajrami dhe se i njëjti është pranuar nga ministrja e atëhershme Hykmete Bajrami.

Ai ka treguar edhe dëshmi që doracaku i njëjtë është nënshkruar nga LDK-ja.

“Në vitin 2016, në kohën kur ishte Arsim Bajrami ministër dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami”, ka thënë Bajqinovci në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, teksa ai është pyetur nga komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj.

Bajqinovci ka këmbëngulur që askund në tekstin e doracakut nuk shkruan që është hartuar në vitin 2023.

“Askund në tekst nuk është data 2023. Në 2023 nuk është ky doracak”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.