Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilltari i Pacollit i reagon ministrit Peci: Trego si po vjedh qeveria e ‘shpresës’, kaq

Gazeta10
17 November 2024 - 19:35

Reagime të shumta politike po vazhdojnë të bëhen pas raportimeve për tenderët e dhënë për familjarët e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendisje nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, raporton Gazeta10.

Gjatë ditës kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli e ka këshilluar ministrin Peci qe mos të reagoj fare nëse akuzat në adresë të tij janë të pabaza.

I mënjëhershëm ka qenë kundërpëgjigja e Faton Pecit, duke e quajtur Pacollin edhe trim “alturist”.

Postimi i fundit i Pecit ndaj Pacollit, ka nxitur reagimin e këshilltarit të këtij të fundit.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga ministri Peci qe të tregojë se si po vjedh qeveria e ‘shpresës’.

“Ministri Peci vetëm një gjë duhet të tregojë: si po vjedh qeveria e “shpresës”, kaq. Nuk mund të ikësh nga dhënia e 200 mijë eurove për miq, shok e këshilltar, ndërsa për gratë e Krushës jo. Me nënat e Krushës abuzoni e i kqtrajtoni”, ka shkruar Zyberaj.

“Folna për temën e hajnise me tendera nje burimore, mbi 200 milion euro të popullit të shkretë. Buka e motmotit thatë që u siguru, por hajnia me grurë e zejtin nuk ndaloi hiq.Pacolli ka shpenzuar miliona për Kosovën, ndërsa ju po vidhni miliona me tenderë një-burimorë nga Kosova.Sa i përket kësaj dosjeje, publikoje menjëherë, sepse jeni mësuar të mblidhni vota me propagandë dhe shpifje, ju “Guksot”, ka përfunduar ai.

/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.