Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë në Fushë Kosovë

Gazeta10
18 November 2024 - 16:47

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi, në rrugën “Aziz Abrashi”. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq trupi është tërhequr për t’u dërguar për obduksion.

Sinjali ka mësuar se e ndjera që u gjet e vdekur në banjon e shtëpisë është L. Zogu, rreth 71-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga njësitë policore përkatëse, ndërsa sipas informacioneve të para, bazuar në raportin e mjekut, viktima nuk ka pasur shenja të dhunës në trup.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për të zbardhur në plotni rastin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.