Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dorëzimi i kallëzim penalit ndaj deputetes Pacolli dhe ministrit Peci, Bejta e LDK-së: Treguam që nuk jemi opozitë e “verbër”

Gazeta10
19 November 2024 - 18:30

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzoi sot kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i ka dhënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, për vëllan e saj dhe së fundmi edhe dajën.

Fitnete Bejta, kandidate e kësaj partie për deputete në zgjedhjet e ardhshme tha se ky dorëzim tregon se LDK ishte opozitë me fakte e argumente.

“Besoj që LDK ka luajtur rol konstruktiv në atë aspektin e të bërjes opozitë. Ka qenë opozitë me argumente, fakti që sot kanë dërguar në Prokurori një kallëzim penal nuk ka qenë një lloj opozite e verbër mirëpo me fakte e argumente”, deklaroi ajo në “Raport” të Kanal10.

E se a janë lëvizje opozitarë veprimet e fundit pasi vendi është në prag zgjedhjesh, Bejta dha qëndrimin e saj.

“Unë nuk e shoh që është ashpërsuar, po shoh që po dalin skandalet në pah, që ne si qytetarë të Kosovës nuk duhet t’i mbyllim sytë”, shtoi ajo. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.