Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Çollaku për vizitën e Kurtit tek familja Rugova: Edhe Thaçi ka pas kësi stila, por ka qenë më konkret

Gazeta10
19 November 2024 - 21:04

Analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar vizitën e kryeministrit Kurti në shtëpinë e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.

Çollaku ka thënë se Kurti po mundohet të kopjojë Thaçin, megjithatë ka theksuar se ka disa dallime mes tyre.

“Hashim Thaçi bajke kësi stila, por ai ka qenë ma konkret. I ka rrit pagat pak ma herët, i ka rritur më shumë. Po munohet me kopju nuk po shihet që ka një platformë”, ka thënë Çollaku.

Çollaku ka theksuar se pret ashpërsim të gjuhës ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ngaqë sipas tij, Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve.

“Do të ketë edhe më shumë ashpërsim për shkak që VV krijon narracionin që këta janë bashkë kundër neve dhe opozita për tri a më shumë vite ka qenë shumë e heshtur”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.