Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

U godit nga një mjet i fortë metali në vendin e punës, vdes 25-vjeçari në Prizren

Gazeta10
24 November 2024 - 16:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Prizren, saktësisht në rrugën “Ekrem Rexha”, ku një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ju informojmë se me datë 24.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem Rrexha” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, ka thënë Bytyqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.