Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me Gashin, diskutua për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Gazeta10
25 November 2024 - 16:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Fillimisht, Kurti dhe kryetari Gashi zhvilluan një takim tetë-a-tetë, që u përcoll pastaj me një takim bilateral ndërmjet dy delegacioneve.

Gjatë takimit bilateral të delegacioneve u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy kuvendeve respektive, dhe për mundësinë e mbështetjes nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në forume dhe takime ku Kosova nuk është e pranishme apo e përfaqësuar.

“Kryeministri veçoi nevojën e ratifikimit në afat optimal të të gjitha marrëveshjeve që dalin nga bashkëpunimi bilateral, përfshirë edhe ato të Procesit të Berlinit. U theksua gjithashtu vlera e shtuar e protokollit dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan në mbledhjen e dytë të përbashkët, e cila u mbajt më 18 nëntor në Prishtinë, si dhe intensifikimi i punës në realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftim.

Kurti falënderoi kryetarin Gashi për vizitën dhe tha se bashkëpunimi parlamentar ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.