Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Befason Nexhmedin Spahiu: Do të luftoja kundër Shqipërisë

Gazeta10
25 November 2024 - 22:19

Në studion e ‘Politikos’ është komentuar një deklaratë e mëhershme e deputetit Haki Abazi, i cili kishte shpërfaqur idenë e një referundimi për bashkim me Shqipërinë.

Reagime të shumta pati nga panelistët lidhur me këtë deklaratë.

Analisti dhe njëherësh profesori, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Haki Abazi duhet të arrestohet, ngaqë e ka shkelur parimin si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për më tepër, ai ka theksuar se nëse Kosova do të rrezikohej nga një luftë, ai do të merrte armën për ta mbrojtur shtetin nga kushdo që cenon territorin e saj.

“Ne po rrezikohemi prej një lufte civile sepse derisa mbesim me deklaratë kështu edhe mund të flasim. Por nëse dikush merr armën edhe me bo Kosovën pjesë të Shqipërisë, unë kam me marr armën me mbrojt shtetin e Kosovës”, ka thënë Spahiu.

“Do luftoje kundër Shqipërisë”, është pyetur nga moderatori Sadiku.

“Do luftoja kundër  kujtdo që don me shkatërru shtetin e Kosovës”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.