
Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka komentuar audio-incizimin e publikuar të drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvallës, në të cilin thotë se shkrimin e Slobodna Bosna e ka sjellë AKI-ja.
Abazi ka thënë se gjendja në RTK është e mjerueshme, ngaqë sipas tij, ajo ndikohet nga jashtë për formën se si duhet të menaxhohet.
“RTK është mjerim. Këtë e kam thane prej formës qysh është zgjedh bordi i menaxhimit dhe bordi i RTK-së dhe formave centraliste të intervinimit nga jashtë”, ka thënë Abazi.
Abazi ka thënë se nuk është detyrë e RTK-së e as e AKI-së që të demaskojnë mediet e tjera. /Gazeta10/