Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë sonë, u takon lavdia e përjetshme

Gazeta10
27 November 2024 - 16:11

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila këto ditë ndodhet për vizitë zyrtare në Kolumbi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka uruar Ditën e Forcës.

E para e shtetit ka thënë se në Ditën e Ushtrisë, nderojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo shkruan se ushtarët e FSK-së janë gardianë të paqes dhe mbrojtjes pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.

“Në Ditën e ushtrisë sonë, nderojmë zemrën dhe shpirtin e mbrojtjes së atdheut – Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ju jeni gardianë të paqes dhe mbrojtës të pakompromis të sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës”, shkruan Osmani.

Në fund ajo thotë se lavdia e përjetshme i takon heronjve dhe dëshmorëve të cilët hodhën themelet e Ushtrisë.

Sot gjatë ditës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, pati aktivitete në kazermat në qytetet e ndryshme për të parë armatimin e ushtrisë nga afër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.