
I pyetur se a do të jetë Behgjet Pacolli pjesë e listës së PDK-së për deputet, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është takuar me kryetarin e AKR-së, porse nuk kanë pasur dakordim.
“Unë nuk kam mundësi më shumë sesa t’ua konfirmoj se unë e kam taku z.Pacollin para se të dorezoheshin koalicionet dhe listat dhe kemi pasur një takim të vetëm”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, ai ka thënë se “vija të kuqe” nuk kanë për as për kandidat të interesuar por as për për parti politike, ndërsa ka theksuar se me Pacollin nuk janë takuar më për çështjen e njëjtë dhe se tashmë ai ka lëvizur në një listë tjetër.
“Kemi mendime të ndryshme për disa çështje. Nuk ka pasur dakordësim meqënëse ju pat që aty pati një lëvizje me një listë tjetë. Në ndërkohë nuk jam taku më me z.Pacollin”, ka thënë ai. /Gazeta10/