
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se nuk do të ketë më koalicion të PAN-it siç ka qenë në vitin 2017 në mes të Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
“Unë nuk e shoh pushtetin kusur. Unë për veti e kam fundin te marrëveshja e PAN-it. Kam qenë i qartë prej ditës së parë që jam bërë kryetar se PAN ma s’ka. Unë kryetar i PDK-së, as motër as vëlla të PAN-it as kurgjo që doket si PAN-i nuk ndodh”, ka thënë Krasniqi në ‘Politiko’ me Kushtim Sadikun.
Sipas Krasniqit, PDK-ja është në garë për të marrë besimin e qytetarëve dhe se një koalicion i tillë nuk do të ishte në rregull.
“Na jemi në garë me marrë besimin e qytetarëve dhe me jua kërku një mundësi me na dhanë besimin për punë për ta. Momentin që na lypim punë për veti, menoj që na nuk jemi në rregull”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta10/