Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pse ky insistim në diasporë? – Krasniqi: Vota e tyre do të jetë ndihmesë për fitoren e PDK-së

Gazeta10
28 November 2024 - 1:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar tubimet në diasporë, teksa ka theksuar se janë katër kandidatë për deputetë nga mërgata, ndër ta Ragip Xhaka dhe Isak Neziri.

“Unë kam qenë gjithmonë mbështetës që deputetët që vijnë nga mërgata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës sepse ata janë burimorë apo organikë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka folur për ndryshimin që ka pësuar PDK për tubimet partike në diasporë, duke thënë se në kohën e Hashim Thaçit pas shpalljes së pavarësisë, tubimet nuk ishin parë të domosdoshme.

“Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2009 kur atëherë kryetari i PDK-së dhe kryeministri i vendit z.Hashim Thaçi e ka pasur një qëndrim për sa i përket organizimit të partive politike në diasporë, të cilin e ka diskutuar atëherë me kryetarin e LDK-së, Fatmir Sejdiun. Ka qenë një bindje që pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të ambasadave dhe me radhë, që nuk duhet të ketë degë të partive politike pasi mund të krijojnë përçarje, por ideja ka qenë që t’u jepet roli qendror ambasave tona”, ka thënë Krasniqi.

Por megjithatë, Krasniqi ka theksuar se ky qëndrim i PDK-së ka ndryshuar, pasi është parë rëndësia e votës së diasporës në vitin 2021, kur edhe ka fituar VV-ja.

“Nuk është bërë një akt solemn. E kemi pasivizu aktivitetin. Qëllimi ka qenë i mirë. Vite më vonë padyshim VV ka zënë një terren në të cilin ka punu gjatë, e për të cilin ne s’kemi pasur lojtarë. Nuk kemi pasur strukturë e as organizim”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, PDK e ka parë të nevojshme riorganizimin dhe prezencën e tyre në mërgatë për të treguar vizionin dhe planet për Kosovën.

“Ndikimi i diasporës ka qenë shumë i madh në zgjedhjet e vitit 2021. Ka qenë vendimtar për rezultatin e VV-së edhe në kuptimin e votave me postë. Pastaj ne e kemi pa që vërtetë është e nevojshme të riorganizohemi për shkak se prezenca e jonë është e nevojshme për ta treguar vizionin”, ka theksuar ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.