Analistja Fatime Hajdari në “Politiko”, ka komentuar raportet mes kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Hajdari ka thënë vendimi i Kurtit për të marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë ka qenë i duhur, teksa ka thënë se raportet mes dy kryeministrave ende janë të tensionuara.
“Përtej ngërçit të madh sepse dihen deklaratat e Ramës, mendoj që Kurti ka bërë shumë mirë që ka shku dhe duhet të shkojë vendi i tij është atje, por gjithkush tjetër ndoshta e kish menduar sepse të thuash që ‘veriu është tokë e askujt’ dhe disa deklarata tjera që Rama ka pasur, por pavarësisht kësaj dhe këtyre deklaratave të pamatura herë pas here ata duhet të qëndrojnë bashkë, po është një fotografi e mirë që vjen nga atje. Nuk kisha me thënë që kanë kaluar të gjitha tensionet bazuar në gjuhën e trupit, por është porosi e mirë që të gjithë shqiptarët janë bashkë”, ka thënë Pantina. /Gazeta 10/