
Analisti Milaim Zeka ka thënë se e ka parë një draft për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Zeka në Politiko, më tej ka thënë se beson që ky draft veçse do të plotësohet, raporton Gazeta10.
“Unë jam shumë i bindur, në bazë të informacioneve që ekziston një draft për Zajednicën, dhe vetëm mund të plotësohet anash. Nuk po e dekonspiroj një diplomat ndërkombëtar, por që ne e kemi parë një skelet të draftit”, ka thënë ai./Gazeta10