Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mblidhet Bordi i RTK-së, çka u diskutua

Gazeta10
29 September 2022 - 21:25

Bordi i RTK-së në mbledhjen e mbajtur me datë 29 shtator ka diskutuar për programin e RTK-së me rastin e fillimit të sezones së re programore.

I pranishëm në mbledhje ishte Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtor i Përgjithshëm i RTK-së dhe Arta Avdiu, U.D drejtoreshë e kanalit të RTK-së në gjuhën shqipe.

Sipas komunikatës, për Avdiu ky ishte një takim njoftues me Bordin pas aprovimit të propozimit të saj në detyrën e re.

Me këtë rast Avdiu prezantoi vizionin e saj për programin e RTK-së, duke theksuar domosdoshmërinë për rifreskimin e programeve të RTK-së në aspektin përmbajtësor por edhe shtimin e emisioneve të reja që do t’i plotësonin kërkesat e publikut.

Anëtarët e Bordit në mënyrë të veçantë prezantuan pikëpamjet e tyre për mbarëvajtjen e skemës programore të aprovuar nga Bordi në pranverën të këtij viti.

“Në këtë kuadër Bordi ripërsëriti qëndrimin që programi i RTK-së në të gjitha kanalet e saj të plotësojë detyrimet kryesore ligjore për informim të saktë, të paanshëm dhe profesional në interes të publikut”, thuhet në komunikatën e Bordit të RTK-së dërguar mediave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.