Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmë në kapjen e Armend Morinë, i dyshuar për vjedhje të rëndë

Gazeta10
05 December 2024 - 10:23

Policia e Kosovës është në kërkim të Armend Morinës, i cili dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kërkohen edhe informata nga qytetarët që kanë për këtë person, që do të ndihmonin në kapjen e tij.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar”.

“Personi Armend (Imer) Morina  kërkohet për veprën ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftim.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar,  kontaktoni direkt në:

E-mail: info@kosovopolice.com;

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/;

Android #app: Lajmero Policine;

Tel: 192.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.