Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paralajmëron Këshilli i Prindërve: Nëse s’ndalet greva, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat

Gazeta10
29 September 2022 - 21:44

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar se do të nisin një masë ekstreme nëse vendimi për ndërprerjen e grevës nuk merret deri më 3 tetor.

“Shkurt e shqip”, është titulli i paralajmërimit të KPK-së.

“Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsoj”, thuhet në njoftimin e fundit prindërve.

KPK shkon edhe më larg, duke paralajmëruar se më nuk do të ketë nevoja as për shkolla e as për mësimdhënës

“Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore!”Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim!”, thuhet tutje.

“HAPINI SHKOLLAT. Kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla!”, thuhet në fund./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.