
Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, sot ka vizituar krerët e UCK-së në Hagë bashkë me Behgjet Pacollin dhe ish presidentët e Shqipërisë, , Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Pas kësaj vizite, Majko ka thënë se është krenarë me “vëllezërit” e tij, raporton Gazeta 10.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij.”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10