Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren Jusufi, shpreh mirënjohje për angazhimin e saj

Gazeta10
09 December 2024 - 19:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim lamtumirës ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht siç thuhet në komunikatë, në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik.

“Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral gjatë mandatit të saj diplomatik. Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.