
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur në Kosovë.
I pari i futbollit botëror është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë. Infantino po shoqërohet nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka, raporton Gazeta 10.
Kjo është vizita e parë që presidenti i FIFA-s i bën Kosovës./Gazeta10