
I pari i futbollit botëror, Gianni Infantino po qëndron për një vizitë zyrtare të parën në histori në shtetin e Kosovës.
Ai gjatë ditës së sotme pas takimit me të parin e FFK-së, Agim Ademin si dhe me presidenten Vjosa Osmani është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Në njoftimin zyrtar nga FFK-ja nuk janë dhënë detaje se çfarë po diskutohet në këto takime, mirëpo për publikun deri më tani janë treguar vetëm pjesmarrësit.