Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Qëllohet me armë zjarri një vajzë në Prishtinë

Gazeta10
12 December 2024 - 10:42

Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj të përditshëm, ka njoftuar për një rast të rënë që ka ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë është plagosur me armë zjarri, shkruan Gazeta Express.

Nga policia është bërë me dije edhe se, viktima ka marr tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

‘‘ARMËMBAJTJE PA LEJE/SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Prishtinë 07.12.2024-04:00. Me 11.12.2024 pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, Njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje’’, ka njoftuar policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
18 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.