Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gianni Infantino: Kënaqësi të jem në Kosovë, ju jeni të bekuar me talentët që keni

Gazeta10
30 September 2022 - 16:17

Gianni Infantino e përfundojë vizitën e tij në Kosovë në një konferencë për media ku vlerësojë Kosovën me talentët e saj të shumtë si dhe kujtojë legjendën Fadil Vokrri.

“Më leni të them që është kenaqësi dhe nder që jam në Kosovë dhe të takohem me presidentin e FFK-së, Agim Ademi. Kosova u bë anëtare e FIFA-s në vitin e parë timin si president. U takova me krerët e shtetit, me të gjithë komunitetin futbollistik në vend. Ju falëndëroj të gjithëve që e promovoni sportin. Kosova është vend special, shumë i ri. Është vend i bekuar nga futbolli kur shikon talentin që ka. Biseduam për stadiumin kombëtar për këtë vend, që do të ishte krenari dhe simbol për këtë vend”, u shpreh Infantino.

Tutje, ai e kujtoi në vecanti takimet dhe bisedat që kishte me legjendën Fadil Vokrri.

Dua të kujtoj personin që e kam njohur që ka bërë shumë për vendin, për futbollin, që e kam njohur menjëherë pasi u bëra president i FIFA-s. Gjëja e parë që bëra kur erdha këtu ishte të vizitoja shtatorin e Vokrrit dhe stadiumin që mban emrin e tij

Para vizitës në Prishtinë Infantino kishte vizituar edhe Tiranën, /Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.