Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ne kërkojmë shkarkimin e drejtorit”- Punëtorët e Kompanisë ‘Pastrimi’ protestojnë para objektit të tyre

Gazeta10
16 December 2024 - 9:27

Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, është paraqitur në një lidhje direkte gazetarja Arianita Hoti, ku ka raportuar për protestën e punëtorëve të Kompanisë ‘Pastrimi’ të cilët po kërkojnë shkarkimin e drejtorit të kompanisë.

Tutje në këtë lidhje ka folur edhe kryetari i sindikatës Flurim Cakiqi, ku është shprehur se drejtori aktual i kompanisë është jo bashkëpunues me punëtorët dhe Komunën.

“Tash e sa vjet qe jem na në këtë punë, krejt tri vjet jemi pa me drejtorin, ai është shumë jo bashkëpunues edhe nuk fol me neve edhe ai jo veç me neve po edhe me komunën është jo bashkëpunues edhe kushtet që i ka ofruar Komuna nuk i ka pranuar po i ka ble do jo të duhur edhe që kushtojnë shtrenjtë edhe plus sen punë nuk bëjnë”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai është shprehur se punëtorët e kompanisë së ‘Pastrimit’ janë të vendosur se deri sa të shkarkohet ky drejtor i kësaj kompani punëtorët nuk do të punojnë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.