
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me partnerë, donatorët ndërkombëtarë për fuqizimin ekonomik të grave të komuniteteve joshumicë.
Në njoftim thuhet se ngjarja do të mbahet nga ora 10:00.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ishte i ftuar nga Prokuroria Speciale, që të dëshmojë lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kurti nuk është paraqitur, kurse zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi ka thënë se kanë marrë një njoftim nga Qeveria me arsyen se Kryeministri Kurti nuk mund të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij – lidhur me këtë rast.
Gjatë ditës së djeshme, më 16.12.2024, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm t’i presë Prokurorët e rastit në zyrën e tij – në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët.