Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Ndërron jetë nëna e dy dëshmorëve të kombit: Ishte simbol i qëndresës dhe sakrificës

Gazeta10
17 December 2024 - 12:14

Ka nderuar jetë Ajete Fazliu, nëna e dy dëshmorëve të kombit, Asllan dhe Mehdi Fazliu

Lajmin e ka konfirmuar përmes një njoftimi familja Fazliu nga Gradica e Komunës së Drenasit.

Në njoftimin e familjes thuhet se e ndjera ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nëna e dy dëshmorëve të kombit, Ajete Fazliu. E ndjera, gjatë gjithë jetës së saj, ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Si nënë e dy dëshmorëve, ajo mbeti gjithmonë krenare dhe e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, duke qenë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm. Ceremonia e varrimit do të mbahet neser me datë 18.12.2024 ne ora 14:00. NANA JETË,kujtimi për ty do të mbetet i përjetshëm edhe do jesh gjithmonë në zemrat tona.!”, është thënë në njoftimin e familjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.