Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pak pas daljes nga Big Brother, Arion Rexha publikon fotografi nga Norvegjia

Gazeta10
17 December 2024 - 18:10

Arion Rexha ka pak javë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai nuk është shfaqur më në ndonjë studio televizive për të diskutuar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

I njëjti ka lënë shumë pikëpyetje edhe për marrëdhënien me Diana Tahirin, me të cilën u njoh në formatin e lartpërmendur.

Dyshja u tha se nuk u takuan pas Big Brother dhe se kanë ndërprerë raportin që kishin.

Sidoqoftë, Arioni ka lënë të dyshohet me postimin e fundit që ka shpërndarë në Instagram.

Ai ka postuar disa imazhe nga Norvegjia, por nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj.

Pritet të shihet nëse është takuar me Dianën dhe nëse do të shfaqet së bashku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.