Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rusia i vë veton rezolutës së hartuar nga Shqipëria dhe ShBA për aneksimin e 4 rajoneve ukrainase

Gazeta10
30 Shtator 2022 - 23:37

Rusia i ka vendosur veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon referendumet “ilegale” të mbështetura nga Moska për të aneksuar territoret e pushtuara të Ukrainës.

10 anëtarët e mbetur të Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Shqipëria, ndërsa Kina, India, Brazili dhe Gaboni abstenuan.

“Rezoluta dënon referendumet e paligjshme. Ajo u bën thirrje të gjitha shteteve të mos njohin ndryshim të territorit të Ukrainës dhe kërkon që Rusia të tërheqë menjëherë trupat nga Ukraina”, shprehet ambasadorja e ShBA, Linda Thomas Greenfield.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.