Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Cila është rruga më e shpejtë që Kosova të anëtarësohet në NATO? – Joseph me detaje

Gazeta10
20 December 2024 - 21:38

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, ka thënë se NATO është insitucioni thelbësor për stabilitetin e vërtetë të Kosovës dhe përparimin e saj.

“NATO është komponenti thelbësor për stabilitetin e vërtetë të Kosovës dhe përparimin e saj. Kjo është e përfaqësuar në NATO, dhe unë kam shkruar një raport për këtë, me ekspertë të shkëlqyer këtu si Lulzim Peci, gjithashtu edhe nga Serbia dhe nga tre shtetet mosnjohëse”, ka thënë Joseph.

Joseph ka thënë se rruga më e shpejtë e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO është që të sigurojë njohjet nga shtetet si Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Spanja.

“Rruga e Kosovës drejt NATO-s është çelësi për të gjithë rajonin, për Kosovën dhe gjithë rajonin, duke e përfshirë edhe Serbinë, sepse sapo Kosova të ketë një rrugë që askush nuk mund ta bllokojë, që ju të mos i keni shtetet mosnjohëse si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, Joseph ka deklauar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ndryshojë edhe pozicionin e saj në raport me Serbinë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.