Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trumpi premton “vetëm dy gjini”

Gazeta10
23 December 2024 - 17:37

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, premtoi të ndalojë atë që e cilësoi si “çmendurinë transgjinore” që nga dita e parë e mandatit të tij.

Ai deklaroi se do të bëjë të mundur njohjen zyrtare të vetëm dy gjinive, mashkull dhe femër.

Presidenti në ardhje theksoi se do të nënshkruajë urdhra ekzekutivë për të ndaluar trajtimet mjekësore për fëmijët transgjnorë, si dhe për t’i larguar ata nga shërbimi ushtarak dhe shkollat.

Trumpi gjithashtu premtoi masa të menjëhershme kundër “migrantëve” dhe tha se do të nisë operacionin më të madh të deportimeve në histori.

Po ashtu, ai bëri premtime për të përfunduar luftën në Ukrainë dhe për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.