
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Selver Xhelili i cili garon me Partinë Demokratike të Kosovës (numër 83 në listë), u ka premtuar qytetarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës se do të jetë zëri i tyre në Kuvend nëse i besojnë votën.
Ai ka thënë se ata që kanë marrë votën e banorëve të këtyre komunave nuk kanë përfaqësuar interesat e tyre.