Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Oficerë të FSK-së trajnohen në SHBA për menaxhimin e mbrojtjes

Gazeta10
24 December 2024 - 16:14

Tre oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agron Durmishi, Shpëtim Dragobuzhda dhe Gentrit Idrizi, kanë përfunduar trajnimin në fushën e Menaxhimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Defense Resources Management Institute (DRMI), në Monterey të Kalifornisë.

“Ky trajnim synon zhvillimin e aftësive analitike për planifikimin strategjik, programimin dhe buxhetimin e mbrojtjes”,  thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Programi i sponsorizuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes  përfshiu teknika për menaxhimin e rreziqeve, analizën e kostove dhe buxhetimin shumëvjeçar për mbrojtjen, duke krijuar një bazë për shkëmbimin e ideve në menaxhimin e sigurisë kombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.