Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Tash është koha e Kurtit”, Seferi: Kjo qeveri ka bërë punë të jashtëzakonshme

Gazeta10
26 December 2024 - 23:28

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë, Ilir Seferi ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

Seferi ka thënë se tashmë është koha e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Kurtin.

“Secili parti ose lider e ka kohën e vet. Ne kishim kohën e Hashim Thaçit, Ibrahim Rugovës, ndërsa tash mund ta themi që është koha e Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçelit, njerëzit të cilin prioritet e kanë zhvillimin e vendit”, ka thënë ai.

Seferi ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje pret t’i marrë 75-80% në zgjedhjet e shkurtit.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.